Rama në përkujtimin e Holokaustit: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut

Ditën e sotme po zhvillohet Forumi Ndërkombëtar mbi përkujtimin e Holokaustit dje Lufta kundër Anti-semitizmit ku ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij mbi këtë çështje ai është shprehur se jemi një vend që u bëmë strehë e sigurt për ata të cilët erdhën për të qenë të sigurt gjatë asaj kohe kur të ishte hebrenj ishte një dënim me vdekje.

Kam një fjalim me tre kapituj por do flas shkurt. Dyshoj se këtu e dinë historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri ndaj do të përsëris atë që kam thënë në një nga seancat, se në jemi vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrenj. Jemi vendi që u bëmë një strehë e sigurt për ata të cilët erdhën për të qenë të sigurt gjatë asaj kohe kur të ishte hebrenj ishte një dënim me vdekje. Në themel është kodi i nderit i Shqiptarëve, që nis me një paragraf që thotë shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut, dhe jo mikut personin që fton por shtegtarit që kërkon strehë dhe që të troket në erë. Ndëshkimi më i ashpër është i atij që nuk e respekton këtë paragraf. Sot i dorëzova zotërisë, listën e re që shkon në 3750 emra, është një kontribut që Shqipëria i jep muzeut, jemi krenar që vendi është vlerësuar për atë që bëmë gjatë holokaustit. Kjo do bëhet pjesë e shkollave, me krenari që tashmë në Izrael, në shkolla, rasti shqiptar ka hyrë si pjesë e shkollës. Të njëjtat tekste për mësuesit dhe nxënësit do të jenë pjesë e vitit akademik 2022-2023.

Me një fjali mund të jetë e vështirë, dhe nga ne që vijmë nga Ballkani, Pikë së pari, antisemitizmi, nuk ka të bëjë vetëm me herenjtë, por me njerëzit.Po lufton me atë që mund të jetë raciste, përjashtuese, jo vetëm antisemitizimi i drejtëpërdrejtë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *