Rama: Kemi rritur bashkëpunimin ekonomik me Kosovën

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen mes dy qeverive shqiptare, ka deklaruar se marëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë janë rritur.
Rama përdori gjuhën e shifrave për të bërë diferencën mes marëdheniëve ekonomike mes dy vendeve, ku investimet e Kosovës në shqipëri janë rritur 3 fish.

“Me qeverinë e Kosovës, kemi pasur marrëdhënie tregtare 160 milion euro, sot është 433 milion euro. Sot në Shqipëri rezultojnë 1225 subjekte nga Kosova 1181 nga pronarë 100% nga Kosova. Investimet e Kosovës në Shqipëri në 2017 ishin 9 milion euro, tani janë në 2021 janë 139 milion euro, këto janë shifra domethënëse. Ajo që duhet të theksoj ka qenë 16 milionshi i 2018, ndërkohë që jëmi në 41 në vitin e kaluar. ne duhet ta shtjojme volumin e investimeve”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *