Rama gjen ‘fajtorin’ për mos përfundimin e rrugës së Arbrit: Na kanë bërë magji

Kryeministri Edi Rama nga Peshkopia u premtoi qytetarëve se Rruga e Arbrit do të përfundojë dhe së shpejti Dibra do jetë kopshti i gjelbër i Tiranës.

Sipas tij, vonesat në përfundimin e rrugës së Arbrit lidhen me problemet gjeologjike. Ndërkohë, që Rama bëri edhe një batutë për përfundimin e saj ku tha se i kanë bërë magji prandaj nuk ka përfunduar.

“Ne sot jo vetëm rrugën e Arbrit që do ta kishim përfunduar në rast se nuk do të kishte dalë gjeologjia problematike në tunelin e Murrizit, ku vazhdon puna por ,ecet një metër në ditë. Në tunelin e Llogarasë 25 metra në ditë. Na kanë marrë më sysh, shkurt muhabeti, s’kanë lënë magji pa na bërë. Por, në fund tuneli do hapet. Ndërkohë që hapet tuneli ne do fillojmë lidhjen e Peshkopisë me Maqellarën, që mos dëgjoj llafe nga dibranët në bulevard. Ne do ta lidhim me Peshkopinë, kështu që nga kafja në qendër të Tironës do shkohet me rrugën e Arbrit”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *