Rama jep lajmin e madh: Javës tjetër hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë. Ai ka njoftuar se shumë shpejt do të nisë puna dhe për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.

Rama tha se investimet në aeroporte, janë një mundësi e mirë punësimi. Kreu i qeverisë shtoi se shumë shpejt do të ketë fluturime direkte me Amerikën, dhe avioni “Fan Noli” do të sjellë shqiptarët nga SHBA.

“Mbase javës tjetër do të publikojmë garën për aeroportin e Sarandës. Po ashtu do të bëjmë dhe investim në aeroportin e Tiranës, do të jetë një projekt 99% milionë euro dhe do të ndërtohet terminali i ri, dhe do të plotësohen të gjitha kushtet e pistës për udhëtim transoqeanike. Do të kemi udhëtimet Tiranë-New York, por dhe Vlorë-New York. “Fan Nolin” ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do t’i sjellim në Shqipëri pa dashur nevoja që të rrinë për orë të tëra në aeroporte të tjera“, deklaroi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *