Rama-Gjiknuri/ Meta: Pritet një tjetër ‘tërmet’, do përballemi në Vlorë!

Meta tha sot për mediat se edhe ditën e zgjedhjeve dhe të procesit të numërimit do jetë i pranishëm në Vlorë. Ai ka folur për prapaskenat dhe përplasjen në qarkun e Vlorës. Meta replikoi në distancë me kandidatin për deputet në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri. Duke iu referuar telefonatës që bëri kryeministri Rama me Gjiknurin në rrjetet sociale, Meta paralajmëroi se “u inkurajua të bëjë tërmet prapë”, duke iu referuar përgjimeve të dosjes së Dibrës të publikuara nga gazeta “Bild”.

“Doni provë më të madhe se sa biseda telefonike para pak ditësh ku u bë publike që Damiani u inkurajua të bëjë një tërmet tjetër në Vlorë? Po atje nuk ka burra Damiani, atje ka burra pushke kur bëhet fjalë për sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Edhe çuna problematikë nuk ka më në Vlorë se gjithë vajzat e gratë problematike të Vlorës, ju e kuptoni çfarë mund t’u bëjnë këtyre vagabondëve dhe këta janë mësuar me çimka që i kanë përreth apo edhe ndonjë në opozitë, dhe që janë dënuar edhe jashtë për trafikime vajzash.

Por presidenti as nuk i shet as i trafikon kurrë, do e mbrojë nderin e vajzave e grave të gjithë Shqipërisë. Këtë ta dijë ai edhe t’ja thotë edhe Gurusë. Ah nesër e njofton Damianin që jam në Vlorë prapë, edhe është i ftuar prapë atje të vijë, po ia bëj këtë favor meqë ka të dhëna që unë shkoj fshehtas në Vlorë. Për bandën e Astirit janë ata që kërcënuan kryetarin e Bashkisë së Vlorës që të vihej në një vend humbës në mënyrë që ai vartësi i atij, të merrte drejtimin edhe formal se real ka një vit e ca që e ka marrë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *