Ra nga pema duke vjelë fiq, humb jetën 17-vjeçarja në Lushnjë

Një 17-vjeçare ka humbur jetën ditën e djeshme pasi ka rënë nga pema, ku ishte ngjitur për të vjelë fiq. Adoleshentja nga fshati Thanasaj është dërguar në spitalin e Rrogozhinës, ndërsa më pas u dërgua për mjekim më të specializuar në Durrës, por nuk arriti të mbijetonte.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak/ Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *