Qytetarët protestojnë sot para Kryeministrisë në orën 17:00

Ditën e sotme në orën 17:00 qytetarët shqiptarë do të protestojnë para kryeministrisë për rritjen e çmimeve. Së fundmi janë rritur ndjeshëm çmimet e ushqimeve të shportës por edhe të karburantit dhe energjia pritet të rritet.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një krizë energjitike edhe qytetarët janë të vendosur që të dalin të kërkojnë llogari për të parandaluar rritjen e çmimeve m ‘moton’:

“Ja ashtu rastësisht! Kam një punë dhe rruga më bie nga: Kryeministria të mërkurën, ora 17:00”.

Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende asnjë reagim për protestën në fjalë. Nuk dihet nëse efektivët do të jenë në para Kryeministrisë këtë pasdite për të shpërndarë grumbullimin e qytetarëve, referuar rregullave të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Kreu i Qeverisë Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *