Puthja në buzë mes Kristit dhe Keisit, reagon Sabiani

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” dashuria nuk mungon. Pas lidhjes së Luizit dhe Kiarës një tjetër çift duket se po krijohet. Kristi dhe Keisi e kanë shprehur në një lloj mënyre pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. Brenda shtëpisë gjithçka duket në rregull por jashtë saj jo dhe aq. Me historinë e tij të dashurisë jashtë shtëpisë, Kristi ka ngjallur jo pak polemika.

Sjellim në vëmendje se ai sqaroi publikun duke thënë se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpi. Megjithatë kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga e dashura e tij që e priste jashtë, Zaza, e cila ka bërë publike mesazhet e fundit me të. Në lidhje me këtë situatë nuk kishte si të mos mungonte edhe reagimi i babait të Keisit, këngëtari i njohur Sabiani.

Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme Keisi dhe Kristi dhanë puthjen e parë në buzë. Kjo erdhi në kuadër të një loje me dënime. Pas kësaj, është vënë re se Sabiani ka hequr të bijën nga Instagrami, madje ka fshirë dhe fotot që kishte vetëm me Keisin. Në këtë mënyrë ka dashur të theksojë më shumë qëndrimin kundër lidhjes së saj. Gjithçka tjetër mbetet për t’u parë.

 

Dy ditë më parë, Sabiani ndau fotografin e postuar nga e dashura e Kristit, duke e demaskuar, e duke e komentuar se Kristi po e shfrytëzon naivitetin e Kejsit për lojë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *