Pushimet e Dua Lipës bëjnë jehonë në mediat e huaja, “Daily Mail” i dedikon artikull artistes dhe Shqipërisë

Prej ditësh, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po shijon pushimet në jug të Shqipërisë së bashku me familjen dhe partnerin e saj, Anwar Hadid. Ajo po kënaqet në maksimum, gjë që e ka treguar herë pas here dhe nga postimet në rrjetet sociale për miliona ndjekësit e saj nga e gjithë bota.

Dua nuk ka ngurruar aspak që të publikojë edhe vizitat që ka realizuar në vendin tonë, siç ishte ajo në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Pushimet e këngëtares nuk kishin si të mos binin në vëmendjen e mediave të huaja, të cilat i kanë dedikuar një artikull Duas dhe Shqipërisë.

Ka qenë prestigjiozia “Daily Mail” që i ka dedikuar një artikull Duas, ku flet për pozat sensuale dhe veshjet me klas të saj. Po ashtu, aty tregohet dhe për origjinën e artistes dhe vendodhjen e fotove.

Ndër të tjera, prestigjiozia thekson se këngëtarja e shumë hiteve botërore erdhi në Tiranë, për t’iu bashkuar nismës “Adopto një Kopsht”, pasi ndërtimi i kopshtit numër 42 në kryeqytet do të financohet nga “Sunny Hill Foundation”.

Kujtojmë se Dua mbërriti në Shqipëri para disa ditësh. Ajo zhvilloi fillimisht disa takime me drejtuesit e vendit, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Më pas ajo mbajti një konferencë për shtyp para gazetarëve, ku zbuloi disa detaje nga karriera e saj dhe planet për të ardhmen.

“Me vjen mirë që sot kam mundësinë me “Sunny Hill” dhe që mund të ndihmoj sado pak. Kjo është një mënyrë e vogël se çfarë mund të bëj nga ana ime. I falënderoj të gjithë për mbështetjen”, u shpreh Dua pasi ndihmoi me ndërtimin e një kopshti në Tiranë me të ardhurat nga fondacioni.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *