Punonjësit harrojnë zgarën ndezur por… shkrumbohet restoranti në Berat

Gabimet e rënda mund të çojnë në pasoja fatale, e tillë ishte edhe mbrëmja e djeshme në Berat.

Punonjësit e një lokali në Berat nga pakujdesia kanë harruar të fikin zgarën në dhomën e gatimit dhe si pasojë është shkrumbuar gjithçka në lokal. Ambjenti ishte i ndërtuar prej druri dhe flakët janë përhapur me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe është pikasur nga banorët që kanë lajmëruar efektivët e Repartit Zjarrfikës të qytetit. Pas mbërritjes, zjarrëfikësit kanë bërë të mundur të lokalizojnë në një kohë të shkurtër flakët dhe të shuajnë totalisht zjarrin.

Megjithatë ndërhyrjen në kohë të forcave zjarrëfikëse për shuarjen e flakëve, zjarri përfshiu me shpejtësi të gjithë sipërfaqen e lokalit, duke shkrumbuar thuajse gjithçka.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *