Punoni me orë të gjata? Ja çfarë po “kërcënon” trupin tuaj

Orët e gjata të punës, përveç lodhjes, emocioneve negative dhe stresit, mund të krijojnë edhe një zakon të keq që është i aftë të “kërcënojë” si përditshmërinë, ashtu edhe trupin tuaj. Sipas gjetjeve përkatëse të publikuara në “Safety and Health at work”, varësia nga puna rrit konsumin e alkoolit.

Ekipi shkencor shqyrtoi të dhënat nga 14 studime që përfshinin afërsisht 105,000 pjesëmarrës dhe arriti në përfundimin se, krahasuar me punën 35-40 orë në javë:

41-48 orë u shoqëruan me 10.4 g më shumë alkool të pastër në javë, që është pothuajse e njëjtë me një birrë 250 ml ose një litër verë.

49-54 orë u shoqëruan me 17.7 g më shumë alkool në javë, ekuivalente me një litër birrë të lehtë ose një gotë të madhe verë.

Kjo sepse pirja e alkoolit pas një dite të ngarkuar vepron si një “shpërblim” për mendjen.  Në fakt, profesori Lode Godderis, tha: “Ne e dimë se alkooli redukton stresin. Një pije ju ndihmon të relaksoheni dhe, pas një jave të gjatë dhe të lodhshme, ndiheni sikur duhet t’i bëni vetes një dhuratë.”

Ky studim i veçantë shpjegon se është e preferueshme të “ndahet” konsumi i alkoolit gjatë gjithë javës dhe të mos kufizohet në një ditë. Një gotë verë çdo natë gjatë javës preferohet nga shtatë pije në një natë, pasi praktikisht eliminon rrezikun e alkoolizmit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *