PSG e nxjerr në shitje, Icardi del kundër klubit, interesim nga Serie A

PSG ka nisur spastrimet këtë verë. Shumë lojtarë konsiderohen të tepërt në Paris, mes tyre edhe Mauro Icardi.Për sulmuesin argjentinas nuk ka hapësira dhe e vetmja rrugë duket “divorci”. PSG e ka nxjerrë në shitje lojtarin, me shpresën për të fituar sa më shumë para nga largimi i tij.

Gjithsesi, vetë Icardi nuk është dakord. Ai kërkon të respektojë kontratën, e cila është e vlefshme edhe për 2 sezone të tjera.Sa i përket ekipeve të interesuara, Roma është një prej tyre.

29 vjeçari ka luajtur 3 sezone me PSG, sakaq më parë ka qenë pjesë e Sampdorias dhe Interit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *