Pritjes së katalanasve iu vjen fundi! Xavi Hernandez është trajneri i ri i Barcelonës

Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Ish mefushori spanjoll do të rikthehet sërish në shtëpi, por këtë herë si trajner.

Lajmi për arritjen e akordit është konfirmuar nga skuadra e Al Sadd, ekipi që Xavi drejton aktualisht dhe përmes një postimi në rrjetet sociale bëjnë me dije se kanë arritur marrëveshjen me Barçën.

“Kemi rënë dakord për bashkëpunim me Barcelonën në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd dhe i urojmë sukses”, shprehet Turki Al-Ali për faqen zyrtare të Al Sadd.

Drejtuesit e klubit kanë paguar klauzolën e largimit prej 5 milionë euro dhe tashmë pritet zyrtarizimi nga Barcelona. Katalanasit shkarkuan Koeman pak ditë më parë dhe tashmë kanë gjetur trajnerin e ri.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *