‘Primaret’ në Elbasan dhe Durrës/ Luçiano Boçi dhe Igli Cara garojnë për kryetar bashkie

Përfundon procesi i numërimit të votave të Primareve të PD-së për Bashkinë e Elbasanit, nga ku fitues është shpallur deputeti Luçiano Boçi, i cili konkurronte i vetëm në këtë garë.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i Partisë Demokratike të Elbasanit, Blend Himçi, përmes një deklarate për mediat.

“Ka përfunduar procesi i “Primareve” për Bashkinë e Elbasanit. Kanë marrë pjesë 2183 votues, nga këto 2168 vota pro Luçiano Boçit, 7 kundra dhe 3 të pavlefshme. Zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit do të jetë Luçiano Boçi”, është shprehur Himçi.

Ndërkohë në Belesh është shpallur fitues Bedri Qypi me 535 vota pro dhe 12 kundër, ndërsa në qytetin e Cërrikut fitues është shpallur Servet Duzha me 260 vota, ndërsa kundërshtarja e tij Ankelita Çela me 107 vota.

Sakaq, në Durrës ka fituar Igli Cara me 1398 vota kundrejt 299 vota te Armand Dervishi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *