Prag shorteu i Botërorit, zbulohen goglat e vazos së parë

Jemi shumë larg  Kampionatit Botëror, afro 8 muaj por bëhet me dije se më 1 Prill në Doha të Katarit do të hidhet edhe shorti për të përcaktuar ndarjen e skuadrave në 8 grupe, i cili do të zhvillohet në muajin nëntor.

Sakaq, janë zbuluar edhe ekipet të cilët do të jenë pjesë e vazos së parë, ku do të gjenden edhe të “preferuarit” për të ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit.

Katari, është vendi organizator, Belgjika, Brazili, Franca, Argjentina, Anglia dhe Spanja janë 7 ekipet e para që janë zyrtarizuar, ndërsa vendi i 8-të do të duhej t’i takonte Italisë, por të kaltrit nuk arritën të kualifikohen.

Ajo që  pritet është  ndeshja mes Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut, me kombëtaren e Kristiano Ronaldos e cila do të  jetë në vazon e parë në rast kualifikimi. Në të kundërt, ai vend me shumë mundësi do t’i kalojë Hollandës, ndërsa Gjermania, do të jetë në vazon e dytë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *