“Politikan ‘zig-zagesh’, nuk është…”/ Ja çfarë mendon Dashamir Shehi për rikthimin e Ilir Metës në LSI  

Kreu i “Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar”, Dashamir Shehi, ka komentuar deklaratën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, se Ilir Meta, do të rikthehet në krye të partisë.

Në “Radarin Informativ” në “ABC”, Shehi deklaroi se, nuk mund ta ndërtojë profilin e të ardhmes opozitare mbi Metën, ndërsa shtoi se, ai duhet të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit.

“Unë do të thoja Meta ka qenë gjithmonë një lloj zig-zage nga njëra anë në anën tjetër. Por nuk mund ta ndërtoj profilin e të ardhmes opozitare mbi Metën. Unë them presidenti duhet të rrijë në detyrë deri në qershor kur e ka detyrën. Unë dua të mbroj funksionin e presidentit. Meta është bërë president me votat e socialistëve të cilët thonë tani nuk po i zbaton urdhrat tona”,- deklaroi Shehi.

Ai komentoi marrëveshjen e vitit 2008, për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se, ajo e bëri atë post partiak pasi në gjithë këto vite, në atë detyrë janë vendosur individë që më pas janë rikthyer për të përfaqësuar një parti politike.

“Marrëveshja e vitit 2008 e zvogëloi institucionin e presidentit. E bëri partiak. Pushtetin e morën partitë dhe parlamenti. Ndodhi kjo që po ndodh sot.

Tani po i kthehemi rolit të presidentit. Presidenti në Shqipëri duke u bërë partiakë, bëhesh përfaqësues i një fraksioni të popullit.

Të gjithë kanë qenë brenda kësaj skeme. Berisha i pari. Moisiu ka qenë i vetmi që ka shpëtuar nga kjo. Edhe ky është sot se ka partinë e vet.

Ky është më i sinqertë nga të tjerët se kthehet te partia e vet. Por ky nuk është model që duhet ndjekur. Presidenti nuk duhet të luhet nga ai institucion”,- u shpreh Shehi.

/Burimi: Abcnews.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *