Polemika në klasiken e futbollit italian/ Milan dhe Juventus barazojnë pa gola në ‘San Siro’, kreu mbetet -4 pikë

Milan ka shpërdoruar një mundësi të artë për tu afruar me Interin kryesues. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi përballë Juventusit, me klasiken e futbollit italian që u luajt në temperatura nën zero. Skuadra e Piolit ishte më dominuese ndaj kundërshtarit, por pretendimet për penallti nuk u konfirmuan nga gjyqtari kryesor dhe sistemi VAR, duke krijuar shumë zhurmë për atë rast.

Një episod që mund të kishte vendosur të gjithë sfidën, me Juventusin që nuk krijoi raste të tjetra për të shënuar. Nga ana tjetër, Milan nuk kishte qartësinë e duhur para portës, duke u kënaqur me vetëm një pikë.

Barazimi mban Milanin në vendin e tretë me 4 pikë më pak se Interit por dhe një ndeshje më shumë, ndërsa Juventus mbetet momentalisht jashtë zonës Champions.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *