Po planifikoni të udhëtoni drejt Dardhës? Kujdes! Nga sot ndalohet qarkullimi për këto kategori automjetesh…

Keni planifikuar të merrni rrugën drejt fshatit Dardhë të Korçës për të festuar Krishtlindjen? Epo me parë duhet të lexoni me kujdes këtë informacion që po ju servirim më poshtë, sepse mund të mbeteni rrugës…

Duke marrë shkas nga fluksi i lartë i makinave të cilat kanë destinacion aksin rrugor Korçë-Dardhë, për datat 24 dhe 25 dhjetor 2021, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve me kapacitet mbi 20 vende, mbi kilometrin e shtatë, më pas pistën e skive, deri në qendrën e fshatit turistik Dardhë.

Sipas Policisë Rrugore, ky bllokim qarkullimi për autobusët, vjen për faktin se nuk ka hapësira të mjaftueshme të shesh parkimeve, si edhe nga vështirësitë e hasura në shkëmbimin e mjeteve.

“Sqarojmë se nga vendndodhja e lartpërmendur, deri në destinacione të tjera të këtij fshati turistik, qarkullimi mund të kryhet vetëm me automjete me kapacitet deri në 8+1.

Shërbimet e policisë rrugore, do të jenë në gatishmëri të plotë dhe prezente nëpër akset rrugore, për të qenë pranë qytetarëve duke orientuar trafikun dhe lëvizjen e mjeteve, për të parandaluar çdo bllokim të mundshëm të trafikut ose ngjarje rrugore.

Policia Rrugore Korçë, apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve dhe të shmangin përdorimin e pijeve alkoolike, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalestikën vertikale, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe pajisje dimërore.

Duke ju uruar gëzuar festat e fundvitit, ftojmë qytetarët që të denoncojnë në portalin Komisariati Dixhital dhe në numrin 112, çdo paligjshmëri”,- thuhet më tej në reagimin e policisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *