Plagosi me armë zjarri të miturin, Gjykata jep vendimin për 17-vjeçarin në Laç

Adoleshenti që plagosi me armë zjarri një 15-vjeçar pas konfliktit në gjimnazin “At Shtjefen Gjeçovi” mesditën e së hënës u lirua nga qelia.

Gjykata e Kurbinit vendosi ndaj 17-vjeçarit të identifikuar si A.Gj masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas kërkesës së prokurorit Bardhyl Shehu.

Konflikti mes nxënësve të gjimnazit të Laçit, ndodhi rreth orës 12 e 20 minuta të së hënës jashtë ambienteve të shkollës, ku pas debatit verbal për motive të dobëta, 17-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete në shkollë dhe qëlloi në këmbë 15-vjeçarin L.Rr, duke e lënë të plagosur.

Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit, nga ku bëhet e ditur se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *