Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 32-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 32-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale të trafikut të drogës.

I riu me iniciale A. L., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos ka caktuar masës “arrest me burg” ndaj tij. 32-vjeçari do të ekstradohet drejt vendit fqinj, ku akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Punë lokalizuese dhe policore për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.

Lokalizohet, kapet në Durrës dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar drejt Italisë, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e ZQK Interpol Tirana, në vijim të punës për lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

-A. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

32-vjeçarit i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit A. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *