Pini një gotë ujë esëll në mëngjes, ja si e ndihmoni organizmin

A jeni zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndjerë të etur dhe të dehidratuar? Atëherë duhet të kuptoi se uji është tepër i rëndësishëm për organizmin, ndaj rekomandohet që të konsumoni një gotë uji sapo të hapni sytë.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa nga arsyet se pse duhet të pini ujë që në mëngjes:

Hidratoheni

Është e nevojshme të pini ujë në mëngjes, pasi trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë. Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm. Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut. Pra, uji në mëngjes përmirëson metabolizmin me të paktën 24 përqind.

Mbani një peshë të mirë trupore

Uji mbush stomakun. Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë. Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë. Kjo do të bëjë që ju mos të konsumoni tepër ushqim gjatë ditës.

Trupi pastrohet nga toksinat

Pirja e ujit në mëngjes bën që zorra e trashë të pastrohet dhe të përshpejtohet përthithja e ushqyesve. Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje. 76% e indeve e trurit përmbajnë ujë. Kur jeni të dehidratuar, është njësoj sikur truri të mos ketë ushqim. Kështu, ju do të ndiheni të lodhur, të drobitur, do të keni dhimbje koke dhe luhatje humori.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *