Pësoi dëmtim serioz, Lukaku humbet derbin me Milanin

Dëmtimi i Romelu Lukaku shqetësoi jo pak trajnerin Inzaghi. Së fundmi, klubi i Interit ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpjegon se bëhet fjalë për diçka serioze dhe analiza të tjera do të kryhen javën tjetër.

Në të tilla kushte, sulmuesi humbet ndeshjen e mesjavës me Cremonesen, sfidën e fundjavës derbi me Milanin dhe takimin me Bayernin. Nuk dihet se kur do e shikojmë lojtarin në fushë, me nënkampionët e Italisë që tashmë duhet të bëjnë pa të.

Fatkeqësisht, ky dëmtim vjen pikërisht në një periudhë kur Interi ka një kalendar të ngjeshur. Gjithsesi, trajneri Inzaghi ka alternativa të mira.

“Romelu Lukaku iu nënshtrua sot disa kontrolleve në institutin “Humanitas: të Rozanos, pas shqetësimit muskulor që ndjeu në stërvitjen e djeshme në mëngjes. Verifikimet sinjalizuan një tërheqje në muskujt e kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet pas një jave”, shkruan Interi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *