Përplasja me ambasadoren Yuri Kim/Meta s’lë gjë pa thënë: Presidenti nuk impresionohet nga ata që flasin anglisht, por mendojnë serbisht!

Meta ka shuar heshtjen, ndërsa ka folur për përplasjen e tij me ambasadoren Yuri Kim. Në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur në Presidencë, Kreu i Shtetit Ilir Meta iu referua edhe qëndrimit të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për zgjedhjet në Shqipëri.  Presidenti tha se “nuk impresionohet nga të gjithë lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë”.

Presidenti dje në mbrëmje doli në një studio televizive, ku dhe po lëshonte mesazhe kritike ndaj ambasadores, ndërsa u ndal sërish te rrëmbimi i sfurqeve. Ambasadorja i dërgoi një mesazh LIVE ku i kërkoi të mos i përmendë më sfurqet, ndërsa pak sekonda më pas plasi ‘bombën’ në rrjetet sociale. “Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill, ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”, shkruante Yuri Kim.

Deklarata e Metës

“Presidenti i Serbisë ndërhyri në punët e brendshme të Shqipërisë, doli me parrullën që Lulzimi është kukull e doktorit. Tha që ata aty janë. Të gjitha këto që po ndodhin janë pjesë e këtij skenari që të tjetërsohet vullneti i shqiptarëve për ndryshim, dhe të çohet me dhunë duke përdorur patronazhistët e partisë dhe policinë. Duke përdorur prokurorët e Agaçit.

Kjo nuk do të ndodhë! Unë kam respekt për partnerët ndërkombëtarë dhe të palëkundur. I dua SHBA-të, dhe jam i angazhuar që Shqipëria të integrohet në BE. Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës nesër.

Prokurorët të bëjnë detyrën. Nuk impresionohet presidenti nga të gjithë lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Jemi popull evropian. Qytetarët janë ndërgjegjësuar. Me hir apo hapur Shqipëria nesër do të jetë model. Presidenti ka vetëm një votë të barabartë me të gjithë të tjerët.

Kështu që ju falenderoj shumë edhe ju ftoj të jeni në gatishmëri tërë kohën. Parandalimi më i mirë është përgjigjja e shpejtë për Elbasanin. Prokurorët që kanë bërë ping-pong me denoncimet e PD. Boll u bë ping-pong me dosjen e Shijakut. Me qetësi dhe vendosmëri votoni për kë t’ju dojë zemra edhe për kandidatët”, deklaroi Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *