Përmbytjet në vend, Rama: Mbi 100 efektivë nga FA dhe Emergjencat Civile po udhëtojnë drejt Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më shumë se 100 efektivë nga Forcat Tokësore dhe Emergjencat Civile po i shtohen skuadrës në Shkodër.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky hap u ndërmor në përpjekje për të shtuar forcën e reagimit në çdo situatë që mund të krijohet nga reshjet e shiut gjatë natës.

“Situata më e fundit në vend
*Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *