Aksident i rëndë në Shijak/ Bënin gara me mjete sportive, humb jetën 40-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak ku si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçar.

Uniformat blu raportojnë se dy mjete sportive janë përplasur pasi bënin gara me njëra-tjetri, tek Arena Kartin Albania 3 në fshatin Pjesës, Shijak, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *