Përleshje të ashpra mes francezëve dhe marokenëve, vritet një fëmijë 14-vjeçar

Një humbje e keqe pasoi pas përfundimit të gjysmëfinales Francë-Marok ( 2-0 ) në rrugët e Montpellier.

Tifozët e dy skuadrave kanë nisur përleshjet trup më trup, duke lëshuar dhjetëra fishekzjarre, me përleshjet që janë përshkallëzuar.

Kujtohet se autoritetet franceze kishin shprehur frikën e tyre për këtë mundësi, duke pasur parasysh numrin e madh të emigrantëve marokenë në territorin francez.

Prefekti i rajonit Ero, Hus Mutou, njoftoi herët të enjten se një fëmijë i vogël kishte ndërruar jetë.

“Një fëmijë i ri u godit në Montpellier nga një shofer pas gjysmëfinales. Ai vdiq pak pasi u dërgua në urgjencën e spitalit. Mjeti ndodhet pranë ngjarjes, ndërkohë që po vijon hetimet nga policia”, thuhet në njoftimin e Prefekturës së Erosit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *