Përfundon takimi Rama-Merkel, 45 minuta bisedë mbeten mister

Takimi i mbyllur i Merkel me Ramën ka përfunduar dhe zgjati rreth 45 minuta. Tashmë Merkel pritet të largohet drejt ‘Tirana Business Park’ ku do të ketë foto familjare me krerët e delegacioneve dhe më pas do të mbahet një konferencë për shtyp mes Ramës dhe kancelares Merkel.

Kancelarja ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.

Pas konferencës me Ramën, Merkel gjithashtu do të zhvillojë sot takime dy palëshe me krerët e qeverive të rajonit, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeministrin e Malit te Zi, Zdravko Krivokapic, kreun e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si edhe të Bosnje Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *