Përdhunoi një grua në një klub nate, Dani Alves rrezikon 15 vite burg

39-vjeçari ndodhet në burg që nga 20 janari pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor.

Futbollisti brazilian, Dani Alves u paraqit në gjykatë në Spanjë të hënën për të dhënë dëshmi para një gjyqtari që hetonte akuzën për sulm seksual kundër lojtarit.

Ai ka mohuar keqbërjen dhe tha se seksi me akuzuesin ishte konsensual.

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Alves për t’u liruar me kusht ndërsa hetimi vazhdon, duke thënë se ai është një rrezik .

Alves u ndalua bazuar në provat e mbledhura nga hetimi fillestar nga autoritetet dhe nga vetë lojtari, viktima e supozuar dhe dëshmitarët.

Sipas ligjit të miratimit seksual të Spanjës të miratuar vitin e kaluar, sulmi seksual përfshin një gamë të gjerë krimesh nga abuzimi në internet deri tek përdhunimi, secila me dënime të ndryshme, rasti përdhunimit do të ishte fatal për Alves pasi mund të ketë një dënim maksimal prej 15 vjetësh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *