Pedri është i gatshëm për një lëvizje në Premier League

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë për të luajtur në Premier League, duke i hapur rrugën një largimi nga Camp Nou.

Ylli spanjoll ka qenë një lojtar kyç për Barçën që kur erdhi nga Las Palmas për 5 milionë euro.

Deri në fund të sezonit të tij debutues, adoleshenti kishte luajtur 52 ndeshje për klubin dhe kombëtaren.

Rëndësia dhe potenciali i tij i jashtëzakonshëm detyruan Barcelonën të mendonte një plan  afatgjatë për ta mbajtur mesfushorin në ekip.

Kontrata e rriti klauzolën e tij të blerjes në 1 miliardë euro, vetëm një vit pasi Barça pagoi 5 milionë euro për shërbimet e tij .

Pedri është paraqitur në më pak ndeshje këtë sezon se vitin e kaluar për shkak të një sërë lëndimesh, gjithsesi ai mbetet kyç për mesfushën e Xavi-t.

20-vjeçari është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit të Barçës në të gjitha garat, duke përfshirë dy ndeshjet e mëdha kundër Real Madridit.

Pavarësisht klauzolës së tij masive dhe çështjeve të lëndimeve, spekulimet për të ardhmen e tij nuk kanë pushuar. Ai ka qenë i lidhur me thashetheme për një largim të mundshëm në Premier league.

Mesfushori kohët e fundit ka pranuar se nuk është kundër testimit të vetes jashtë Spanjës.

Gjigandët e Premier Ligës, Manchester City do të ishte ekip i përshtatshëm për mesfushorin, jo vetëm për shkak të Pep Guardiolës, por edhe për shkak të filozofisë së lojës.

Deklarata e Pedri:

“Unë jam te Barça dhe shpresoj se do të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjera. Unë e dua La Ligën, por asgjë nuk duhet të përjashtohet kurrë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *