PD: Keqardhje për JO-ne e Brukselit

Partia Demokratike me anë të anëtarit të kryesisë Aldo Bumçi, ka shprehur keqadhje që vendi ynë akoma nuk iu hapën negociatat për antarësimin në BE.

Përmes një deklarate për mediat, Bumçi shkruan se Rama nuk po merr përgjegjësitë për mos hapjen e negociatave, por bën fajtor vendet e tjera. Gjithashtu ai ka ftuar shqiptarët që te iu bashkohen protestës së opozitës.

Deklarata e Aldo Bumçit:

Partia Demokratike shpreh keqardhjen më të thellë për JO-në e marrë sot në Bruksel. Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat. Shqipëtarët do të vazhdojnë të presin. Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve. Njëherë e ka fajin Europa, pastaj Maqedonia dhe tani Bullgaria. Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja. Shqiptarët e dinë dhe nuk presin integrimin e qeverisë, por zgjedhin mërgimin. Kjo nuk është zgjedhje e lirë, është britma e pamundësisë. Por, as zgjidhje nuk mund të jetë. Ka vetëm një zgjidhje: të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit. Bashkojuni Partisë Demokratike dhe Shoqërisë Civile të lirë më 7 korrik. #Shqipëria në rrezik

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *