“PD ka vjedhur votat e mia”, Nard Ndoka shpërthen ndaj Bashës: Të heqë dorë nga komisionerët partiakë

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili nuk mori një mandat në zgjedhjet e 25 prillit, ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike. Ish-deputeti, në një intervistë të dhënë për “Report Tv”, ka hedhur akuza se votat e tij personale janë vjedhur nga PD-ja, duke mos i kursyer kritikat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

“Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja”, tha Ndoka. Ai ka shigjetuar Bashën, duke thënë se nuk u bë asnjëherë lider i PD-së, edhe pse vetë aleatët u sakrifikuan që ai të rritej.

“Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiakë. PD është një parti e madhe e hapur, mund të operohet dhe me lidershipi, Basha tentoi që të dilte ai si lider i kësaj partie dhe nuk ia arriti. Ne kemi bërë sakrificë që dhe Basha të rritej dhe djegia e mandateve…”, tha Ndoka. Nisur nga kjo, ai thotë se shtator-tetor do jetë koha kur do të vendoset për lidershipin brenda PD-së, por edhe partive të vogla aleate. “Në shtator -tetor do të ketë një vendimarrje përfundimtare për vazhdimësinë e tij, apo për kryetarët e partive të tjera”, tha Ndoka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *