Pas publikimit të mesazheve me Neymar, ‘kriset’ marrëdhënia mes Arbenitës dhe Feros

Duket se mardhënia mes reperit Fero dhe modeles Arbenita Ismajli nuk është në momentet e saj më të mira. Mbrëmjen e djeshme, në profilin e saj në Tik-Tok Arbenita ju bashkua trendit të njohur të bërë viral nga futbollisti i Brazilit, Neymar. Por videoja e modeles i kaloi pritshmëritë.

Arbenita ka publikuar mesazhin që ylli brazilian i ka dërguar asaj në Instagram. Bëhet fjalë për një fytyrë me zemra (emoji), të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes. Në foton e publikuar duket se Arbenita nuk i ka kthyer mesazh futbollistit. Megjthatë kaq tregohet në postim, nuk e dimë se çfarë mund të ketë ndodhur në vijim.

Në videon në fjalë, teksa publikon këtë mesazh, Arbenita shfaqet duke qeshur dhe duke imituar një nga gjestet ikonike që futbollisti e bën vazhdimisht, (lëvizjen e dorës). Por duket se modelja u pendua dhe nuk vonoi shumë që videoja në fjalë të fshihej.

Pas kësaj, Fero dhe Arbenita nuk ndiqen më në Instagram. Madje modelja në profilin e saj nuk ka asnjë foto me reperin, ndërsa ky i fundit ka vetëm një foto me Arbenitën, të postuar më 4 maj në ditën e lindjes së modeles.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *