Pas përplasjes me Metën, ambasadorja Yuri Kim zbarkon në zyrën e Lulzim Bashës

Sikundër presidenti Meta, ish-kryeministri Berisha, edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka “thyer” heshtjen zgjedhore. Ajo ka mbajtur paraditen e sotme një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi ka nisur rreth orës 10:00, dhe në fokus të bisedës është qëndrimi i SHBA-ve në lidhje me zgjedhjet e së dielës.

Ky takim vjen pas përplasjes së fortë që pati dje mbrëma me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, dhe Presidenti Meta, shkëmbyen replika të ashpra në mbrëmje lidhur me angazhimet përkatëse gjatë fushatës zgjedhore.

Politika shqiptare sot ndodhet në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale, ndërsa nesër shqiptarët iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *