Pas largimit të Ori Nebijaj, kush do të jetë prezantuesja e re e “Për’puthen”?

Më herët, Ori Nebijaj bëri me dije se do të jetë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, duke pranuar mandatin e deputetes të lënë nga Grida Duma. E me përfshirjen e Orit në politikë, vendi i prezantueses së ‘Për’puthen’, mbetet bosh. Por kush mund të jetë “fytyra” e re e “dating show”-t?

Një poll i “Shqipëria Live” në Instagram, që është komentuar edhe gjatë transmetimit të emisionit të ditës së sotme, ka vendosur publikun të zgjedhë mes 4 emrave. Bëhet fjalë për Bora Zemanin, Nevina Shtyllën, Elona Duron dhe Elita Rudin. Kështu, duket se moderatorja e re e formatit do të jetë një mes këtyre emrave, madje ne do thonim vetëm 2 mes këtyre emrave.

Kjo pasi me Borën që është e angazhuar në një program shumë impenjativ si “Dancing With the Stars” dhe projektet e reja që përflitet se ka me partnerin e saj dhe Elita Rudin që sot u konfirmua si pjesë e ekipit prezantues të “BBV Kosova”, Elona Duro dhe Nevina Shtylla mbeten zgjedhje më reale për studion e “Për’puthen”.

Nevina në fakt ka qenë prezantuese e edicionit të parë të këtij programi, në kohën kur ishte pjesë e “E Diell” dhe nuk ishte aq i famshëm sa sot, ndërsa Elona ka qenë opinioniste me shumë sukses e “Përputhen Prime”, madje dhe ka prezantuar një puntatë. E me Nevinën që po ashtu vazhdon të jetë mjaft e angazhuar në “E Diell” me rubrikat e saj, zgjedhja e kuptoni vetë kush mbetet.

Gjithsesi nuk i përjashtojmë surprizat dhe jemi gjithë sy e veshë derisa të vendoset.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *