Pas deklaratave të balerinës, Redon Makashi mohon sërish fejesën, tregon versionin e tij

Pak ditë pas lajmit se kantautori i njohur Redon Makashi dhe koreografja Rexhina Çuko janë fejuar bashkë, duket se gjithçka ka marrë fund në lidhjen e tyre. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë balerina, e cila ka reaguar për herë të parë, duke sqaruar edhe gjithë historinë, pas publikimit të një fotoje, ku Rexhina u shfaq në krah të Redonit me unazën e fejesës.

Së fundmi, në emisionin “Ftesë në 5” balerina ka konfirmuar se mes tyre ka pasur një fejesë, por pas publikimit të lajmit nëpër portale, Redoni e ka mohuar diçka të tillë. Ndërsa Çuko konfirmoi se ata tashmë nuk janë më bashkë.

“Kemi qenë bashkë dhe kemi pasur një marrëdhënie shumë të bukur, por fakti që doli videoja ishte një moment lumturie, u nda në portale, më pas pasoi me përgënjeshtrimin e Redonit, të cilin nuk e kuptova pse e bëri. Ai ka pasur arsyet e veta”, tha balerina e cila u shpreh se përgënjeshtrimi që bëri Redoni për fejesën e tyre nuk qëndron

Mirëpo, së fundmi, ka reaguar edhe Redon Makashi për emisionin “Goca dhe Gra”.

“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua. Personi që është folur e njoh, por nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime. U trombetua pak si shumë”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Makashi tha se ka ardhur koha që të bëhet baba.

“Fëmijë nuk kam, por ka ardhur koha për të pasur një fëmijë… s’ka ku shkon më”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *