Pas aksionit të mallrave kontrabandë, Yuri Kim takon kreun e Doganave: Të godasim korrupsionin dhe krimin!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka takuar Drejtorin e Doganave Gent Gazheli për të diskutuar mbi lëvizjen e ligjshme të mallrave dhe goditjen ndaj krimit të organizuar.

Përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka dhënë detaje mbi takimin, ndërsa ka theksuar se është vërejtur një trend i mirë i rritjes së importeve nga SHBA dhe eksporteve shqiptare.

Teksa flet për mbledhjen e 1.5 mld dollarëve nga doganat, ambasadorja e SHBA siguron për forcimin e mbështetjes për sigurinë kufitare si dhe për të nxitur biznesin mes dy vendeve.

“Faleminderit Drejtorit të Doganës Gent Gazheli për diskutimin e javës së kaluar mbi bashkëpunimin SHBA- Shqipëri për të lehtësuar lëvizjen legjitime të mallrave duke goditur korrupsionin dhe krimin. Është mirë të shihet se importet nga SHBA janë rritur 17% ndërsa eksportet shqiptare janë rritur me 33% deri më tani këtë vit. Trendi i mirë!

Forcimi i kontrolleve doganore do të rrisë edhe të ardhurat për Shqipërinë. Deri më tani këtë vit, Dogana ka mbledhur 1,5 miliardë dollarë – një rritje e madhe nga 1,1 miliardë dollarë në të gjithë vitin 2020. SHBA do të forcojë më tej mbështetjen për të forcuar sigurinë kufitare, për të rritur të ardhurat për Shqipërinë dhe për të nxitur biznesin midis SHBA dhe Shqipërisë”, shkruan ambasadorja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *