Partizani me njoftim të rëndësishëm për tifozat përpara ndeshjes ndaj Kastriotit

Partizani pret si vendase Kastriotin në Elbasan Arena ditën e dielë në orën 17:45 për javën e 8 të Abissnet Superiore.

Të kuqtë pas fitores me Vllazninë dhe kualifikimin në Kupë do të synojnë 3 pikët e rradhës për të vazhduar rrugën drejt objektivit të tyre.

Në një njoftim në rrjetet sociale, klubi i Partizanit ka njoftuar tifozët për çmimet e biletave ku më e lira kushton 300 lekë ndërsa më e shtrenjta 1000 lekë. Biletat mund të blihen në biletaritë e stadiumit Selman Stërmasi dhe Elbasan Arena.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *