Parashikimi i motit për sot, 7 shkurt 2023

I ftohti Siberian mbetet prezent edhe gjatë ditës së martë duke diktuar në vendin tonë, mot të kthjellët por shumë të ftohtë. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat malore të Lindjes së vendit.

Orët e vona të mbrëmjes sjellin edhe një erë të ftohtë duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë në zonat bregdetare.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë -10 °C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 10°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimin 2 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *