Parashikimi i motit për ditën e sotme 9 janar 2023, shtim vranësirash dhe reshje shiu

Ditën e sotme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti nis i kthjellët dhe vijon me shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga orët e mesditës.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar priten në mesditën e sotme ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Sakaq në relievet malore parashikohet që të rikthehen reshjet e dëborës pas më shumë se tre javëve me temperatura pranverore në vend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *