Parashikimi i motit për ditën e sotme, 8 mars 2023

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve do të ketë prani të reshjev të dobta të dëborës .

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1- 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtesi deri 10-12m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona bregdetare 7 deri 20°C

në zona e ulëta 5 deri 21°C

në zona malore 3 deri 15°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *