‘Pamela Balluku…’?/ Ish-kryeministri Berisha e nis me epitete se*ksiste për ministren e Infrastrukturës, ‘Foltoren’ me gratë demokrate  

Ka nisur me një defekt teknik të transmetimit të himnit të flamurit dhe më pas me një këngë në kor plot stonime nga gratë demokrate të himnit, ‘Foltorja’ e sotme e ish-kryeministrit Berisha në Tiranë.

Por duke folur përpara grave demokrate në “Foltoren” e organizuar në hotel “Rogner” në Tiranë, ish-kryeministri Berisha pasoi me një tjetër gafë, duke e quajtur ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku me epitetin seksist “Pamela Balluku”.

“Ne së shpejti do të matemi, përballemi me këtë qeveri që qëndron në themele të votës së grabitur të shqiptarëve. Të votës së grabitur me sistemin e patronazhistëve, kthimin e PS në parti shtet dhe të përdorjes së qindra milionë eurove për të blerë vota.

Përdorimin e dhjetëra milionë euro për asfalt dhe zhavorr elektoral… Nga ajo Pamela Balluku… S’është gjë Belinda Balluku nga ç’është Pamela…”,- deklaroi ish-kryeministri Berisha.

Ai e ka krahasuar ministren socialiste me aktoren seksi të viteve ’90-të, Pamela Anderson, e cila shquhej sidomos për dekoltenë e saj të bëshme dhe tepër seksi.

Por kjo gjë nuk u ka bërë shumë përshtypje grave dhe vajzave që ishin mbledhur me takimin e “Foltores” dhe epiteti seksist i Berishës vetëm sa ka krijuar pak hilaritet në sallë.

Tashmë u mbetet organizatave feministë dhe atyre në mbrojtje të të drejtave të grave, që të reagojnë. Por edhe këto reagime ka rrezik që të konsiderohen nga ish-kryeministri si “reagime të nxitura ose të paguara nga Soros”.

/Priza.al/    

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *