Operacioni i forcave RENEA në Vlorë/ Arrestohet Edison Begaj, në maj i shpëtoi atentatit me 4 plumba

Edison Begaj është arrestuar sot në kuadër të një operacioni të forcave RENEA në Vlorë. 39-vjeçarit Begaj i’u bë një atentat me armë zjarri në muajin maj, në prani të fëmijëve të tij të mitur, ku dhe mbeti i plagosur.

Ai ishte në makinë së bashku me gruan dhe fëmijët dhe sapo doli për të hapur portën një person i veshur me uniformë policie iu afrua duke e qëlluar 4 herë me armë nga këmbët dhe më pas u largua qetësisht dhe ende nuk është zbuluar dhe arrestuar.

Edison Begaj ka qenë i dënuar për drogë 7.6 vite në 2010, ndërsa ishte edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.

Lidhur me arrestimin e sotëm ende nuk dihet arsyeja, ndërsa në vazhdim pritet që policia e shtetit të japë më shumë detaje për operacionin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *