Olta ‘thumbon’ Kiarën: Luan gocën e mirë, ke qejf të dalësh kështu

Si duket, nominimi ‘kokë më kokë’ e ka afruar Oltën dhe Kiarën më shumë duke kaluar shumë momente së bashku me njëra-tjetrën. Kjo gjë është vënë re e edhe nga banorët e tjerë, duke i habitur.

Në një bisedë që kanë zhvilluar vajzat në dhomën e gjumit, duket se Olta ka analizuar lojën e Kiarës, teksa e ka cilësuar atë si të ‘ngordhur’.

Pjesë nga biseda:

Olta: Aman Kiara se aksidenti ndodhi pas dy muajsh

Kiara: Më ka tronditur shumë.

Olta: Po pra je e ngordhur kaq, një bricjap i ngordhur do thosha unë.

Kiara: Ça po bën po lutesh?

Olta: Po lutem që të mos kesh biletë kthimi

Kiara: Të gjitha gocat të mira janë, pse ka ndonjë të keqe këtu

Olta: Po mirë pra ti e luan gocën e mirë gjithë kohës, se ke qejf të dalësh kështu

Kiara: Kur të dalësh jashtë do e kuptosh, kur të të vij për vizitë në Spanjë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *