Autoritetet në Selanik janë alarmuar këtë pasdite, pasi një objekt i dyshimtë u gjet përpara ambasadës ruse në Selanik.
Protothema.gr shkruan se organet kompetente kanë aktivizuar menjëherë protokollin e evakuiimit dhe kontrollit të perimetrit të konsullatës.
Objekti i dyshimtë është një çantë e zezë e lënë aty pranë nga një kalimtar i rasti, i cili pasi la çantën para ambasadës vrapoi dhe u zhduk. Policia është vënë në kërkim të tij.
Në vend mbërritën gjithashtu forcat xheniere të cilat neutralizuan objektin e dyshimtë.