Berisha në 32-vjetorin e themelimit të PD në Bulqizë: Po përballemi me një monizëm të ri

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se para 32 vitesh, njerëzit u ngritën me guxim për të drejtën e shqiptarëve për të qenë të lirë, por sot njerëzit janë përsëri në këmbë për revolucion.

“PD u themelua në vendin e diktaturës më të egër si partia e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Misioni ynë ishte misioni i rikthimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, misioni ynë ishte vendosja e Shqipërisë në anën e drejtë të shoqërisë. Shqipëria vinte si vendi më i fraktuar, kombi shqiptar ishte kombi më i tradhtuar, Enver Hoxha edhe në vitin 1982 mburrej se Kosovën ia lamë Titos, ia lamë jugosllavëve. Ne u ngritëm me guxim për të drejtën e shqiptarëve për të qenë të lirë kudo janë, u ngritëm më guxim për të mbrojtur çështjen shqiptare, nuk kishim shkolla politike, por kishim ideale të larta fisnike, kishim dashurinë për Shqipërinë dhe sot demokratët mblidhen kudo janë me një trashëgimi të pakrahasueshme që na bën krenarë.

Por sot pas 32 vitesh ne përballemi me një monizëm të ri, që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen tuaj, varfërimin tuaj, bazohet në diskriminimin masiv të qytetarëve ndaj dhe ne jemi sot në këmbë përsëri për revolucion, përsëri në besë njëri me tjetrin, sot kemi para jush kandidatë të shkëlqyer ne Peshkopi, në Mat kudo, kemi kandidatë të vullnetit tuaj politik nuk dalin nga shpella, por vijojnë me firmën tuaj me respektin e thellë ndaj jush, Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë kandidatë të vullnetit të lirë siç janë kandidatë tanë në këto zgjedhje”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *