Nuk i kishte dhënë rrogën, shqiptari dehet dhe rreh ish-punëdhënësin italian

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi rrahu ish punëdhënësin e tij, për shkak se ky  i fundit i kishte para borxh nga rroga.

Ai ka goditur me grushte dhe shkelma ish-punëdhënësin dhe i ka dëmtuar mobiliet e kompanisë. Gjithashtu, ai ka ofenduar të pranishmit dhe i ka kërcënuar me vdekje. Ngjarja ka ndodhur në Brixen të Tirolit Jugor dhe 31 vjeçari është arrestuar, pas rezistencës ndaj forcave të policisë.

Autoritetet policore në Brixen u thirrën për një operacion në një kompani ndërtimi në zonën industriale.

Brixen është një komunë e vogël, e cila gjendet në Tirolin Jugor, provincë kjo në Itali dhe që gjendet në kufi me Austrinë. Emigranti nga Shqipëria ishte i dehur kur shkoi dhe sulmoi ish-punëdhënësin e tij.

Fillimisht shqiptari ka rezistuar të dorëzohet, por policët arritën ta arrestojnë. Emigranti shqiptar u dërgua në burgun e qytetit Bozen, e më pas u dërgua në arrest shtëpiak, në Treviso, aty ku edhe jeton.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *