Nuk do ta besoni vlerën marramendëse të pasurisë së Beyonce-s dhe Jay Z

Beyonce dhe Jay Z janë një nga çiftet më të njohura në mbarë botën. Ata janë shumë të suksesshëm në karrierat e tyre dhe kanë ndërtuar një pasuri marramendëse. Dyshja numëron një pasuri prej më shumë se një bilion dollarësh dhe nuk është aspak e habitshme. Beyonce është femra që ka marrë më shumë çmime “Grammy” në histori, ndërsa Jay Z ka fituar rreth 27 milionë dollarë më shitjen e albumeve të tij. Pra, janë një çift super i suksesshëm dhe i pasur.

Beyonce është përfshirë në një situatë shumë të vështirë gjatë muajit të kaluar. Këngëtarja me famë botërore ka humbur gjëra me vlerë 1 milion dollarë, pasi hajdutët kanë hyrë në njësitë e saj të magazinimit. Sipas “TMZ”magazinat e artistes janë sulmuar dy herë nga hajdutët, të cilët kanë vjedhur fustane dhe çanta të shtrenjta.

Në bazë të këtyre raportimeve hajdutët janë kthyer një javë pas vjedhjes së parë dhe kanë hyrë me forcë brenda tre magazinave. Burime nga policia kanë bërë të ditur për “TMZ” se investigimet vazhdojnë, por nuk është arrestuar ende askush. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim nga përfaqësues të këngëtares.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *