Nita fiton sfidën e rezistencës, çmimi shkon për një çështje humane

Vajzat që shkuan deri në fund të sfidës së rezistencës janë Nita dhe Dea. Vajzat ka ndenjur të lidhura pas një butoni për më shumë se 14 orë.

Pas gjithë kësaj kohe, Dea vendosi të tërhiqej dhe fituese të shpallej Nita. Vajzat arritën në këtë pakt, për shkak se paratë e fituara (2500 euro) nga sfida, Nita do t’i çojë në ndihmë të “Shoqatës së Fëmijëve me Autizëm” në Prishtinë. Një gjest ky vërtetë për t’u vlerësuar.

Sfida e rezistencës i sprovoi pafund banorët. Kjo lojë konsistonte në mbajtjen shtypur të një butoni sa më gjatë të jetë e mundur. Në momentin që ndonjëri nga banorët e lëshonte butonin skualifikohej nga loja.

Në një situatë të tillë Armaldo dhe Luizi, duke qenë se nuk lëviznin dot i kanë punuar një rreng banorëve duke u mbuluar me një batanije dhe duke bërë sikur po urinonin. Ky veprim ka shkaktuar debat jo vetë midis Luizit dhe Kiarës, por edhe mes Amosit i cili e ka konsideruar sjellje kafshërore.

Ndonëse banorëve të tjerë nuk iu ka dhënë shpjegim, Luizi i ka treguar Kiarës se e gjitha ishte një provokim dhe nuk kishte urinuar me të vërtetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *