“Nga zemra ime plot dhimbje”/ Elsa Lila ka një falenderim për të gjithë mbështetësit

Disa muaj pasi u shpall e pafajshme, Elsa Lila u rikthye në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur shqiptare iu bashkua rrjetit social Instagram, ku kohët e fundit ka qenë mjaft aktive me postimet. Ajo paralajmëroi rikthimin e saj në muzikë, ndërsa së fundmi ka një falenderim për të gjithë mbështetësit e saj.

Në një video të postuar në profilin e saj në rrjetin social, Elsa Lila shkruan:

“Qan lulja për lulen”, live në një koncert timin në Romë! Faleminderit nga zemra ime plot dhimbje që më treguat mbeshtetje dhe dashurinë!!! Kjo është një këngë tradicionale që më ka kënduar gjyshi kur kam qenë e vogel. Ju uroj të gjithëve një ditë të mrekullueshme, ashtu siç e meritojnë të gjithë nga kjo jetë!”

Rikujtojmë se, këngëtarja e njohur Elsa Lila, u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme.

Në deklaratën për lirimin e Elsa Lilës, avokati Saimir Visha tha që ajo është lënë e lirë nga autoritetet Italiane dhe se gjitha akuzat ndaj saj janë pushuar. Ai shtoi se pafajësia e saj dihej por shumë persona kanë vjell vrer kundër saj duke krijuar këtë keqkuptim.

“Jam kthyer sot nga Italia. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjell vrer për Elsën”-përfundoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *