“Nesër në mëngjes rinisin fluturimet”, aeroporti: Udhëtimi i sotëm për në Dubai do të bëhet nga Podgorica

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ njofton se fluturimet për qytetarët do të nisin nesër në mëngjes. Ndërkohë sot kanë nisur fluturimet e domosdoshme. Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve, ndërsa pritet një njoftim zyrtar në orët në vijim.

TIA sqaron me anë të një deklarate për mediat se pasagjerët që do ikin drejt Dubait, dhe ata që do kthehen nga Dubai, do shkojnë në aeroportin e Podgoricës. Fluturimet në Rinas u ndërprenë një ditë më parë, për shkak të grevës së kontrollorëve të AlbControl.

Njoftimi i TIA

Nesër në mëngjes rinisin fluturimet

Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.

Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.

Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobusë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.

Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobusë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *